Stefan Cvetkovic, gazetar nga Serbia, ka publikuar disa fotografi, për të cilat beson se ishin të personave të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanovicit. Cvetkovic deklaroi se, sipas hulumtimit të përbashkët me gazetarë shqiptarë nga Kosova, personi në foto kishte ardhur në Kosovë me 12 janar dhe kishte përshkuar rrugën afër zyrave të Ivanovicit rreth katërmbëdhjetë herë brenda asaj kohe.
I njëjti person ishte largua nga Kosova një ditë pas ngjarjes. Sipas informatave të siguruara nga terreni, besohet se asnjë politikan në Kosovë e Serbi nuk është i përfshirë në këtë vrasje, duke shtuar se prapavija e vrasjes është kriminale, raporton Indeksonline.
Ky gazetar hulumtues thotë se për këtë vrasje ishin dhënë 40.000 euro. Cvetkovic përveç publikimit të personit të dyshuar si vrasës, ai ka publikuar edhe dy fotografi tjera, për të cilët thotë se duhet hulumtuar për rolin e tyre. Njëra, sipas asaj që shihet në foto, duket të jetë person zyrtar i Institucioneve të Kosovës.