Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas operacionit të Policisë së Tiranës që çoi në arrestimin e autorëve të vrasjes së 42-vjeçarit Devi (Dëfrim) Kasmi. Në një postim në Twitter Xhafaj nuk i kursen vlerësimet maksimale për punën e policisë së Tiranës por edhe falënderimin për bashkëpunimin e Prokurorisë.
“Operacion i shkëlqyer: Identifikim dhe arrestim rekord i autorëve të dyshuar të vrasjes në Tiranë. Falënderim Policisë Tiranë për profesionalizmin e treguar. Faleminderit Prokurorisë Tiranë për bashkëpunimin shumë të mirë. Të bindur për të tjera rezultate pozitive”, shkruan Xhafaj.
ma.me