Ish kryeministri Sali Berisha, pasi u shiti detin grekeve ne cenim te integritetit territorial te Shqiperise, sot ka bere nje perpjekje per t’u dukur se eshte ai mbrojtesi me çdo çmim i integritetit te vendit. Ai akuzoi dyshen Rama- Bushati se po shesin interesin kombetar.
“Edi Rama, serish eshte genjeshtar 2 meterlik kur mashtron se po zgjidhim probleme qe nuk jane prekur nga qeverite shqiptare per 70 vite me rradhe. Ky eshte nje trillim i turpshem i nje injoranti qe beson se gjithçka fillon me ardhjen e tij aksidentale ne pushtet”, thuhet nder te tjera ne reagim.
Por i menjehershem ka qene edhe reagimi i ministrit te Jashtem Ditmir Bushati, i cili ne nje postim te shkurter ne FB shkruan:
“Sali! Ti e kupton më mirë nga të tjerët se ç’faqe e zezë do duket marrëveshja jote e detit së shpejti, ndaj je tërbuar! S’ke ç’i bën, shih hallet me drejtesinë e re✌”
🇦🇱
ma.me