Situate e tensionuar në Liqenin e Thatë në Tiranë
Një familje kundërshonte prishjen e banesës së saj, ndërsa në oborr kishin shkuar fadromat e INUV.
Familja bënte rezistencë duke mos pranuar të largohej nga banesa ndërkohë që njëri prej djemve, vendosi të hipte në çati dhe të kërcënonte të vetëhidhej.
Situata e tensionuar vijoi prej gati dy orësh dhe më pas u desht ndërhyrja e policisë për të nxjerrë me forcë djemtë nga banesa.
Banesa e familjes Peti kishte qenë në proces legalizimi që në 2005 por se në janar 2018 i kishte ardhur njoftimi se banesa e tyre nuk mund të legalizohej pasi ndodhej në një zonë të mbrojtur.
a.ç