Pas arrestimit të ish-drejtorit të LSI-së Dashamir Xhika, prokuroria e Elbasanit ka lëshuar edhe 10 urdhër-arreste të tjera për skandalin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë edhe Andi Toma, ish drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve, nga viti 2008-2013 (në kohën kur qeveriste PD), Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa, Kujtim Hysa, ndërsa Rezarta Bokçiu është me ‘arrest shtëpie’.
Xhika dhe disa ish-zyrtare të tjerë janë kallëzuar penalisht pas auditit të bërë në rrugën Tiranë-Elbasan.
Dëmi ekonomik që i kanë shkaktuar shtetit është 5.3 miliardë lekë të vjetra. Kjo shifër po verifikohet nga Prokuroria
Të njëjtat burime pohuan për ‘BalkanWeb’ se nga 11 urdhër-arreste janë ekzekutuar vetëm 6 prej tyre, ndërsa priten ende të tjera arrestime. Përveç masës së arrestit, policia ka ushtruar edhe kontrolle në banesë tek zyrtarët në fjalë.
a.ç