Analisti Mustafa Nano është shprehur të enjten në “Opinion” se nëse marrëveshja e hapësirës detare me grekët, do të jetë më e keqe se ajo e vitit 2009, atëherë do të kalojë mbi trupin e tij dhe të Berishës.
“Është me të vërtet serioze nëse është puna kështu. Nëse kjo marrëveshje është më e keqe se ajo që ka lidh Sali Berisha me grekët e cila është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, pra nëse do të jetë më e keqe, që do të thotë se nëse interesat nacionale do dalin më të penalizuara, mbi trupin tim dhe të Berishës do të kalojë Edi Rama”, është shprehur ai.