Policia italiane ka kryer një aksion të madh të sghtrirë në disa qytete për neutralizimin e një bande të trafikut të drogërave në veri të vendit dhe ka finalizuar me arrestimin e të paktën 50 personave të përfshirë. Në ndër të arrestuarit është dhe një shqiptar, me profesion picier si dhe bashkëshortja e tij, po me origjinë shqiptare.
Çifti jetonte në Castellarano dhe në biznesin e tyre, në piceri, bënin të mundur ruajtjen e drogës, e cila më pas shpërndahej nëpër pikat e shitjes. Droga vinte nga Maroku e më pas në Spanjë. Një flotëe kamionësh e sillte në Itali ku dhe më pas tregtohej.
Picieri shqiptar ishte njëri ndër personat që i kishte dhënë bandës Picerinë e tij, si një hambar ku mund të ruhej “brumi”. Media italiane ka bërë të ditur dhe identitetet e shqiptarëve. Fjala është për Ardian dhe Lindita Demën.