Dorëhiqet anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj.
Besnik Imeraj deklaron se dorëheqja e tij vjen per arsye shëndetësore dhe personale.
Imeraj u dekretua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga presidenti i asaj kohe Bujar Nishani me dekret Nr. Dekretit 8066, date 22 Mars 2013.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese është me 6 anëtarë.
Imeraj ishte ndër të parët në listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të thirrej nga organet e vettingut, ndërsa më herët kishte nisur verifikimi i gjithë anëtarëve të trupës së Gjykatës Kushtetuese.
Për të marrë vendimet duhet shumicë me 6 vota, por nëse do të largohej edhe njëri prej tyre atëherë funksionimi do të bllokohej.
Kryetari Bashkim Dedja, në një intervistë disa ditë më parë tha se nga mosformimi i kuorumit gati 20 çështje janë rrëzuar pa realizuar shqyrtimin e tyre në themel.
Dedja propozoi si zgjidhje plotësimin e përkohshëm të vendeve vakante me gjyqtare pa e kaluar vettingun, si me rastin e kryeprokurores.
a.ç