Gazmend Gazheli, i arrestuar sot per trafik te lendeve narkotike është një person me precedent penal. Ai kishte përfunduar disa herë në prangat e policisë së kryeqytetit, i akuzuar për vepra penale të armëmbajtjes pa leje, por edhe kanosje të gruas. Gazmend Gazheli asokohe mori një dënim prej katër muajsh për dhunë të ushtruar ndaj bashkëshortes në qytetin e Durrësit.
Një tjetër detaj interesat është edhe fakti që ai është djali i Petrit Gazhelit. Në fund të vitit 1998 i ati, biznesmeni i konfeksioneve Petrit Gazheli u mor peng ne rrugen nacionale Tirane- Elbasan nen kercenimin e armes, ndërsa u lirua pas ndërhyrjes së policisë. I ati i Gazmend Gazhelit rezulton që të jetë dënuar edhe në Greqi, ndërsa sot u vendos në pranga vetë për shpërndarje droge. Gazment Gazheli 46 vjeç njihej me pseudonimin “PROFESORI”.
ma.me