Klubi i Barcelonës ka parakaluar Real Madrid duke u bërë ekipi me buxhetin më të madh për pagat e futbollistëve në La Liga, sipas të dhënave të fundit nxjerra nga drejtuesit e futbollit spanjoll. Numrat tregojnë se Barcelona paguan 507 milionë euro në sezon për rrogat e futbollistëve dhe stafit teknik. Rivali historik, Real Madrid, paguan 499 milionë euro dhe për herë të parë në historinë e kampionatit spanjoll, “Los Blancos” nuk është ekipi që shpenzon më shumë për rrogat e lojtarëve. Në vend të parë është ngjitur Barcelona…
Barcelona shpenzon 507 milionë euro në sezon për pagat e lojtarëve, Reali shpenzon 499 milionë, ndërsa Atletico e Madrid 250 milionë. Sevilla paguan rreth 150 milionë euro, ndërsa Valencia 115 milionë euro. 10 ekipe së bashku Espanyol, Malaga, Celta Vigo, Deportivo, Alaves, Leganes, Eibar, Levante, Girona, Las Palmas, Getafe e kanë tavanin e pagave sa Barcelona apo Reali…
Të dhënat për pagat e futbollistëve janë paraqitur nga zyrtarët e La Liga, të cilët monitorojnë vazhdimisht situatën për të ndihmuar klubet që të mos falimentojnë. Teorikisht, Barça i nxjerr pagat e lojtarëve nga e drejta televizive dhe biletat e abonimet të shitura në “Camp Nou”. Katalanasit shpenzojnë 8 milionë euro më shumë se Real Madrid, ndërsa diferenca e dy gjigantëve me ekipet e tjera është domethënëse. Atletico Madrid e vendit të tretë harxhon 250 milionë euro për rrogat, ndërsa ka klube si Getafe, Las Palmas, Girona, Eibar, Leganes apo Levante që nuk harxhojnë më shumë se 40 milionë euro në vit për pagat e lojtarëve.
a.ç