Mes polemikave të shumta Flamurtari ka fituar përballë Partizanit me rezultatin minimal 1-0 duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme në rinisjen e kampionatit. Një penallti e shëndërruar në gol në të 93’ nga Busic ka ndezur polemikat në kampin e kuq.
Shkak ishte prekja me dorë e topit nga Atanda në zonën e tij. Gjyqtari Jorgji nuk e ka kursyer aspak ekipin e Partizanit duke akorduar penallti për kuqezinjtë. Trajneri Starova ka shpërthyer në sharje dhe ofendime pas ndeshjes ndaj Jorgjit, ndërsa e pret dënimi nga Disiplina. Në ndeshjen tjetër Kukësi mposhti Vllazninë 3-1.