Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Kurbin, ku një 64-vjeçar ka kërcënuar një 35-vjeçare nga Tirana. Sipas policisë shkak për këtë kërcënim është bërë një borxh i pashlyer nga vajza.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin LL.M, vjeç 64, banues në fshatin Gurës, pasi dyshohet se, për një borxh të palikujduar, ka kanosur me fjalë shtetasen M.M, vjeç 35, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.