Simeone është pezulluar me tri ndeshje nga Komisioni Disiplinor.
AS ka bërë të ditur se trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, është pezulluar me tri ndeshje nga Komisioni Disiplinor për shpërthimin në sfidën kundër Sevillas në “Sánchez Pizjuán”.
Simeone u dënua një ndeshje për shpërthimin teksa dy të tjera për mos respekt. Ai do të vuajë dënimin edicionin e ardhshëm, në Copa del Rey, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)