Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka pohuar se do të largohej nesër nëse nuk do të besonte se mund të përmirësojë formën e ekipit të tij për pjesën e mbetur të sezonit.
Reali është 19 pikë prapa liderit Barcelonës ndërsa të mërkurën u eliminua nga Kupa e Mbretit.
Zidane është në presion për punën e tij, por francezi ka insistuar se ekipi është i gatshëm që të rikthejë formën e mirë.“Nëse do të mendoja se gjërat nuk do të funksionin, do të largohesha nesër”, ka thënë Zidane.
“Në futboll ka momente të mira dhe të këqija, kam dëshirë që të ndryshojë situatën. Ndjehem i fuqishëm për këtë, për ndryshe do të jetë problem”, përgatiti Koha. (b.an)