Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka mbajtur fjalim gjatë Forumit Ekonomik të Davosit ku ka deklaruar se nuk do të lejoj praktikat grabitqare që dëmtojnë tregtinë e lirë.
Trump tha se Amerikën e vendos gjithmonë të parën, njësoj si të gjithë liderët e vendeve të tjera duhet të bëjnë me vendin e tyre. Por “Amerika e Para” nuk do të thotë “Amerika Vetëm”. Kur rritet SHBA, kështu ndodh edhe në botë. Prosperiteti amerikan na krijuar vende të shumta pune në mbarë botën”.
Presidenti amerikan deklaroi se nuk do të toleroj as vjedhjen e pronës intelektuale. Bota po dëshmon ringritjen e një Amerike të fortë dhe të zhvilluar. Tregjet e aksioneve rekord pas rekordi. Sipas tij është koha perfekte që të sillni biznesin, punët dhe investimet tuaja në SHBA. Presidenti amerikan tha përpara 1600 të pranishmëve se “SHBA është e hapur për tregti”.
Fjalimi:
Si president i SHBA, unë e vendos gjithmonë Amerikën të parën, njësoj si të gjithë liderët e vendeve të tjera duhet të bëjnë me vendin e tyre. Por “Amerika e Para” nuk do të thotë “Amerika Vetëm”. Kur rritet SHBA, kështu ndodh edhe në botë. Prosperiteti amerikan na krijuar vende të shumta pune në mbarë botën.
Bota po dëshmon ringritjen e një Amerike të fortë dhe të zhvilluar. Tregjet e aksioneve rekord pas rekordi. Tani është koha perfekte që të sillni biznesin, punët dhe investimet tuaja në SHBA. Kam qenë gjithmonë shumë i mirë për të bërë para. Kur isha biznesmen, media më trajtonte mirë, por derisa u bëra politikan nuk e dija se sa i ndyrë dhe sa fals ishte shtypi.
Për të bërë botën më të sigurt nga regjimet problematike, terrorizmi dhe fuqitë revizioniste, ne u kërkojmë miqve që të investojnë për mbrojtjen.
ma.me