Vetëm pak orë pas shortit të hedhur në Lozanë në kuadër të kompeticionit më të ri të UEFA-s, Liga e Kombeve, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar kalendarin e ndeshjeve të kombëtares Shqiptare.
Kuqezijtë do ta nisin në shtëpi fushatën, kundër Izraelit me 7 shtator, ndërsa 3 ditë më pas do të udhëtojnë për në trasfertën skoceze.
Ndërsa ndeshjet e kthimit do jenë në datën 14 tetor me Izraelin dhe 17 nëntor me Skocinë.
Datat e ndeshjeve
07.09.2018 ora 20:45 Shqipëri-Izrael
10.09.2018 ora 20:45 Skoci-Shqipëri
14.10.2018 ora 20:45 Izrael-Shqipëri
17.11.2018 ora 20:45 Shqipëri-Skoci
a.ç