Pas ngjarjes tragjike ku mbeti e vdekur 21-vjeçarja nga Fieri, Ariela Murataj, e cila u qëllua për vdekje nga 23 vjeçari Aldison Belulaj, shokët e saj, studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Drejtësisë nisën një marshim ditën e sotme në kryeqytet nga Fakulteti Juridik drejt vendit ku u vra e reja.
Gjatë ditës së djeshme studentët e Drejtësisë pezulluan mësimin dhe shkuan në shtëpinë e Arielës për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Sot ata marshojnë nga fakulteti i Drejtësisë deri në vendin ku u vra Ariela, tek rruga e Dibrës, pranë fakultetit të Mjekësisë.
Ditën e dielë Aldison Belulaj shtiu 5 plumba mbi trupin e Arielës, ndërsa më pas qëlloi edhe veten. Ai po lufton me vdekjen në spitalin e Traumës./a.m.