Policia e Fierit ka arrestuar 4 persona për përplasjet e djeshme me uiformat blu në protestën e mbajtur në fshaitn Verri kundër inceneratorit të mbetjeve.
Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1.Aleksandër Bita, 52 vjeç.
2.Eridjon Janji, 32 vjeç.
3.Bledjon Bita, 43 vjeç.
4.Zylyftar Delibashi, 67 vjeç.
“Arrestim i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 22.01.2017, në orën 14:00, në kufirin ndarës midis fshatrave Verri dhe Kallm i Madh, kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit”- njpfton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 236, 262, 293 e 25 të Kodit Penal./a.m.