Ish-kryetari i Komunës së Kosovës ka ndërruar jetë. Ka ndërruar jetë të mërkurën mbrëma, në moshën 87-vjeçare, politikani, gazetari dhe autori i një libri për kryeqytetin, Sherafedin Sylejmani. Sylejmani ka qenë kryetar i komunës së Prishtinës gjatë viteve 1963-1967 ndërsa më herët ka qenë mesues në fshatin Krajishtë të Lipjanit. Gjatë viteve 50 është emëruar gazetar dhe redaktor i emisioneve në gjuhën turke në Radion e Prishtinës.
Në vitin 2010, Sylejmani botoi librin monografik për kryeqytetin “Prishtina ime”, në të cilin ka ofruar dëshmi të çmuara mbi zhvillimin dhe rrjedhat e jetës në qytet gjatë kohës sa ishte udhëheqës i tij, por edhe të periudhave paraprake.
I ndërtuar në formën e një monografie, libri e shoqëron zhvillimin e Prishtinës ndër vite me shumë fotografi e ilustrime dhe fakte të bazuara në dokumente dhe dëshmi personale, raporton KTV. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, në orën 12:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës. (b.an)