Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në eventin përmbyllës të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Meta në fjalën e tij tha se “festat e çdo gjë e jona ka në ballë figurën e tij”. Kreu i shtetit gjithashtu bëri thirrje që ky vit i përkujtimit të tij të jetë një vit drejtë integrimit tonë si komb përmes një bashkëpunimi të sinqertë mes forcave politike.
“Gëzimet, festat e çdo gjë e jona ka në ballë figurën e tij. Kujtesa e përjetshme e kombit tonë për kryeheroit tonë. Shkollat, akademitë, rrugët, dekoratat e çmimet janë përjetësim i Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Qëndresa e Skënderbeut solli mbijetesën tonë si komb. Ju arbëreshët e Skënderbeut, vëllezërit tanë arbëreshë që jeton në Kalabri e Sicili e deri në Argjentinë meritonin një nderim të veçantë. Ju e mbajtët të gjallë jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit.
Ky vit i përkujtimit le të jetë një vit drejt integrimit tonë si vend, si komb, aty ku na e caktoi vendin heroi ynë në Europë, ylli polar i kombit tonë. Kjo do jetë e mundur përmes një bashkëpunimi të sinqertë mes forcave politike për ta kthyer 2018 në një vend të sigurtë për të ardhmen europiane të vendit,” tha Meta.
ma.me