Për një 27-vjeçar në Kurbin ka nisur procedimi penal pasi, ai ka qëlluar një 19-vjeçar. Po pas kësaj ngjarje ai ka shkuar në shtëpinë e babait të 19-vjeçarit dhe e ka kërcënuar që ai të hiqte denoncimin që kishte bërë për të në polici.
Njoftimi i policisë
Më datë 15.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin A.U, vjeç 27, banues në Mat, pasi dyshohet se shtetasi D.M, vjeç 58, banues Laç, ka bërë kallëzim se i ka shkuar tek banesa dhe e ka kërcënuar që të tërheq denoncimin e bëre në polici, pasi i ka goditur në kokë djalin XH.M, vjeç 19. Neni 311 i Kodit Penal.