Partia Demokratike ka organizuar mbledhje me strukturat e veta në lagje “Prush” të Vaqarrit në Tiranë pa energji elektrike. Takimi është bërë para protestës së 27 Janarit, e drejtuar nga Albana Vokshi. Albana Vokshi ka poshtuar status dhe foto në profilin e saj në “Facebook”.
Statusi i plotë:
Në lagjen “Prush” të Vaqarrit, 3 km nga zyra e Ramës banorët si në mesjetë, pa energji elektrike. Këto janë dëshmitë e keqqeverisjes, korrupsionit dhe shkeljes së të Drejtave Themelore të Njeriut që e kanë kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër në Evropë.
Në 27 janar të gjithë në protestë; burra dhe gra, të rinj e të reja, të majtë, të djathtë e pa parti…
Të gjithë së bashku të rrëzojmë Edi Ramën, pasardhësin e diktatorit !
Edhe nën dritën e qiriut
Edhe nën shiun që binte rrebesh,
Demokratët të vendosur për Protestën e dt 27 janar!!!
Shqipëria ka ende shpresë!!!