Koreja Veriore dhe ajo Jugore janë pajtuar që të krijojnë ekipin e përbashkët olimpik dhe të parakalojnë së bashku në hapje të ceremonisë.
Dy Koretë janë pajtuar sot që të formojnë një ekip të kombinuar të hokejit për femra si pjesë të Lojërave Olimpike që mbahen në Korenë Jugore.
Të dy shtetet do të marshojnë nën flamurin e unifikuar të gadishullit korean, thuhej në komunikatë e publikuar nga ministria e unifikimit në Seoul.
Koreja Veriore do të ketë delegacionin prej 550 anëtarëve dhe 550 sportistë.Ky delegacion pritet të arrijë në Korenë Jugore më 25 janar, përgatiti Koha. (b.an)