Pagesat elektronike në tatime, autorizime të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, leje të punës dhe vërtetime të zyrave të punës do të ofrohen shumë shpejt online për sipërmarrjen dhe qytetarin.
Ofrimi i këtyre shërbimeve online sjell uljen e peshës së burokracisë, thjeshtimin e procedurave, por edhe reduktimin e kohës dhe kostove.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi të martën se po punon për evidentimin dhe reduktimin e numrit të lejeve, licencave dhe autorizimeve të cilat përbëjnë mbi rregullim të tregut.
Sipas MFE-së, brenda muajit janar , do të ofrohen të tjera lehtësi në favor të sipërmarrjes.
Lehtësitë proceduriale nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Agjencitë Doganore do të kryejnë certifikimin elektronik të dokumentacionit për llogari të operatorëve ekonomike, duke shmangur dorëzimin e tyre pranë degëve doganore, pra duke kaluar në një sistem doganor “paperless”.
Për operatorët ekonomik do të lehtësohet procedura doganore pasi do të shtohet kategoria e përfituesve në kanalin ”jeshil”.
Qarkullimi i mallrave të operatorëve ekonomikë do të lehtësohet në të gjitha pikat doganore pasi për herë të parë do të prezantohet kanali “blu” që do të thotë ushtrim i kontrollit dokumentar duke liruar në mënyrë automatike (brenda 20 minutave) mallrat në qarkullim të lirë.
Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave do të ngrihet një qendër për vlerësimin e deklaratave doganore elektronike në sistem për të gjithë ato raste që janë kategorizuar në kanalin e” kuq” dhe kanalin e “verdhë”.
Katër autorizime të rëndësishme të regjimeve doganore do të ofrohen online
• autorizim për regjim të lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm
• autorizim për regjim të përpunimit pasiv (RPP)
• autorizim për regjim të magazinimit doganor
• autorizim për regjim të përpunimit aktiv (RPA)
Lehtësitë për produktet e akcizës
Tre procese të rëndësishme në kërkesat e subjekteve pranë DPD-së lidhur me produktet e akcizës, duke synuar standardizimin dhe lehtësimin e procesit, do të ofrohen online.
• porosi pulla fiskale për produktet e akcizës
• modifikim profili në sistemin Sicpatrace, shtesë furnitori
• modifikim profili në sistemin Sicpatrace, shtesë kategorie produkti të akcizës
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 13 shërbime pagesash do të ofrohen online:
• pagesa online e taksës së TVSH të biznesit
• pagesa online e tatim fitimit të biznesit
• pagesa online e tatimit te lojrave te fatit te biznesit
• pagesa online e tatimit mbi të ardhurat personale
• pagesa online e rentës minerare të subjektit
• pagesa online e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit
• pagesa online e taksave kombëtare
• pagesa online e tarifave kombëtare
• pagesa online e tatimit të mbajtur në burim
• pagesa online e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga biznesi
• detyrimet globale
• pagesa online e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi nga biznesi
• pagesa online e tatimit mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël
Lista e 13 dokumenteve që ofrohen tashmë online prej 1 tetorit
Vetëm përmes heqjes së detyrimit për dorëzimin e këtyre dokumenteve nga qytetarët dhe sipërmarrja, Ministria e Financave dhe Ekonomisë thotë se u kemi kursyer atyre rreth 598 mijë dokumente dhe 56 vite kohë pritje në radhë e sportele, në vetëm një vit.
a. çertifikata e regjistrimit në QKB, përfshirë NIPT/NUIS
b. ekstrakt historik i kompanisë
c. vërtetim për posedim mjetesh
d. vërtetim për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për tatimpaguesit E-SIG 02a
e. vërtetim për të ardhurat e realizuara në tre vitet e fundi për tender
f. vërtetim për individ të paregjistruar
g. formulari E-SIG03a- Vërtetim për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për individët
h. vërtetim për përgjegjësinë tatimore
i. vërtetim për pagimin e detyrimeve
j. vërtetim për statusin e tatimpaguesit
k. vërtetim për regjistrimin e investitorit tek Drejtoria Rajonale
l. dëshmi penaliteti dhe vërtetim i gjendjes gjyqësore
m. të gjitha llojet e certifikatave që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile/ ATA