Në vijim të gjyqit ndaj Emiljano Shullazit, i akuzuar për kanosje nga biznesmeni Ylvi Beqaj, është pyetur këtë të martë në cilësinë e dëshmitarit Gilmando Dani, gjithashtu i arrestuar si pjesë e grupit kriminal.
Dani ka thënë përpara trupës së gjyqtarëve se Ylviun ia ka prezantuar Shullazi në shtëpinë e tij. Ai tha se biznesmeni ndihej i kërcënuar nga Zamir Hasa si dhe kishte probleme lidhur me regjistrimin e “Vollgës” në hipotekën e Durrësit.
Dani rrëfen gjithashtu se Ylvi Beqaj i ka kërkuar të tërheqë disa çeqe në bankë dhe paratë ia ka dorëzuar në dorë biznesmenit. Në seancen e sotme mungonte Emiljano Shullazi. Ndërsa tre të pandehurit e tjerëm, bashkëpunëtorë të Shullazit nuk dhanë pëlqim për t’u marrë në pyetje.
Dëshmia e Gilmando Danit:
Gilmando Dani: Ylviun ma prezantoi Shullazi në shtëpinë e tij. Ylviu kërkonte ndihmë pasi ndihej i kërcënuar nga Zamir Hasa dhe në të njëjtën kohë kishte probleme për regjistrimin e Vollgës në Hipotekën e Durrësit.
Gilmando Dani: Beqja më kërkoi të tëheq disa çeqe në bankë. I tërhoqa paratë dhe ia dhashë në dorë. Me kërkesë të tij tërhoqi çek edhe Endri Qyqja dhe Endri Zela. Qyqja terhoqi 16 mijë euro, që u përdorën për një faturë në hipotekën e Durrësit.
ma.me