Nga Alteo Hysi\
Një rrugëtim për të rizbuluar imazhin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Kështu është konceptuar itinerari muzeal “Triditëshi i Yllit të Mëngjesit”, një labirint ndërveprues imazhesh të Skënderbeut dhe artefaktesh autentike pjeserisht te pashfaqur me pare, që nga nesër pritet të çelet në Tiranë, në hollin e Pallatit të Kongreseve, si pike kulmore e 550 vjetorit te vdekjes se Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Mos u nxitoni! Nuk bëhet fjalë për një ekspozitë pikture, por për një koncept të ri muzeal që synon të përfshijë vizitorët aq sa të krijojnë perceptimin e tyre mbi imazhin e Skënderbeut.
Një qasje krejt e re që rikoncepton aksesin e publikut në historinë e vendit, duke e lejuar atë të rrugëtojë me shqisat e veta, në figurën e heroit dhe të krijojë përshtypjet e tij për këtë figurë të lartë të historisë.
Muzeu do të ofrojë edhe imazhe të kulturës arbëreshe për ta ftuar publikun në një bashkërrugëtim me vlerat e Arbëreshëve, si trungun e moçëm të Diasporës.
I organizuar nga vetë Kryeministri Rama në kuadër të Vitit të Skënderbeut, eventi mori jetë falë bashkëpunimit me institucione te kultures ne vend dhe me koleksionistët privatë që kontribuan në realizimin e tij.
Muzeu do të mund të vizitohet falas nga vizitorët, prej ditës së nesërme, ora 19.30 me 22.00 të mbrëmjes si dhe të mërkurën e të enjten, nga ora 10.00 me 22.00 të mbrëmjes.
Këto janë pamjet e përgatitjeve të fundit deri në çeljen e muzeut:/Lexo.al