Të jesh pensionist dhe i kënaqur. Eshtë rasti i disa pensionistëve shqiptarë të cilët e konsiderojnë veten me fat sepse falë punës së tyre në dy shtete, përfitojnë dy pensione.
Zonja Zdife Pulaj, 70 vjeçe e cila përfiton pension nga Shqipëria dhe Italia. Historia e saj është e thjeshtë, por mbreslënëse.
Fatmir Çekiri është një 68 vjecar që njëlloj si zonja Pulaj, ka nisur procedurat për përfitimin e pensionit nga Italia, vend ku ka punuar për 6 vite.
Këto pensione që sigurohen nga Italia janë një realitet deri tani për rreth 25 pensionistë.
Pensionistët emigrant mund të përfitojnë edhe një lloj tjetër pensioni, ku nuk është e domosdoshme heqja e rezidencës nga Italia.
Ndërkohë po punohet për nënshkrimin e një marrëveshje bilaterale, e cila synon bashkimin e periudhave kontributive të fituara në Shqipëri e Itali.
Aktualisht vendi ynë ka një marrëveshje të tillë me Belgjikën, Luksemburgun, Turqin, Gjermanin, Ccekin, Rumaninë, Hungarinë Austrinë, Kanadanë dhe Maqedoninë.