Deputeti socialist Erjon Braçe, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut, që detyron Qeverinë shqiptare të dëmshpërblejë vjehrrin e Lulzim Bashës, për prishjen e pallatit që bëri në Vlorë, në shkelje të ligjit.
“14 milion dollarë është çmimi i drejtësisë që mungon në këtë vend.
Ishte e qarte nga fillimi:
Prona mbi te cilen u ngrit pallati dyshohej se nuk ishte produkt i trashegimise, produkt i nje transaksioni te ligjshem, por prej fallsifikimit!
Nuk u hetua, gjykua, ndëshkua.
Prona mbi te cilen u ngrit pallati u zgjerua mu brenda ne det, ne menyre te paligjshme e kriminale!
Nuk u hetua, gjykua, ndëshkua.
Leja per zhvillimin e nje prone te tille, domethene ndertimin e ketij pallati,
u nxorr permes shantazhit kriminal-PD per kete qellim bllokoi keshillin bashkiak te Vlores ditet kur duhet te miratonte buxhetin, duke shantazhuar nje qytet te tere.
Nuk u hetua, gjykua, ndëshkua.
Prona e re dyshohej se u regjistrua ne kundershtim te qarte me ligjin, pa lejen e shfrytezimit-dokument baze, njesoj si prona ne themel te pallatit.
Nuk u hetua, gjykua, ndëshkua.
Nese do ishte hetuar, gjykuar, ndeshkuar, por mbi te gjitha nese do ishte verifikuar origjina e parave qe u investuan aty, historia nuk do ishte kjo.
14 milion dollare nga parate e tua dhe kujtdo tjeter ne kete vend, jane kostoja e drejtesise qe mungon ne kete vend”, shkruan Braçe.
Për vendimin e Gjykatës së Strasburgut ka reaguar plot gëzim, edhe Sali Berisha.
“Nuk eshte 13 milione por 2 miliarde euro gjoba e urrejtjes patologjike te skizofrenit Edi Rama per shqiptaret!
Te dashur miq, javet e para te instalimit ne pushtet Edi Rama i kremtoi duke shfryre urrejtjen shtazore ndaj kundershtarit politik dhe rrafshuar ne kundershtim flagrant ne Vlore nje pallat te tere vetem se aksioner ne ndertimin e tij ishte vjehrri i kryetarit te opozites.
Pallati ishte ndertuar ne truall privat ne perputhje me planin e qytetit me leje te rregullt te kryetarit socialist te Bashkise se Vlores dhe nuk kishte asnje lidhje me projektin e Lungomares por vetem me urrejtjen kafsherore te pakontrolluar te paranojakut me kartel klinike te botuar, ndaj kundershtarit politik.
Duke pershendetur kete vendim te Gjykates Europiane te Strasburgut informoj shqiptaret se ky eshte vetem fillimi sepse gjobat qe Shqiperia po merr e do te marre nga arbitrazhet nderkombetare dhe Gjykatat e vendeve te medha si dhe gjykata e Strasburgut arrijne qe tani, sipas disa burimeve te besueshme, ne mbi 2 miliard euro.
Ju siguroj se kjo shume, qe ka lidhje vetem me kater vitet e shkuara do rritet me shpejtesi çdo jave dhe muaj qe Noriega qendron ne pushtet. Gjobat e urrejtjes te te semurit psiqik ne krye te ekzekutivit jane nje thirrje per çdo shqiptar te permbysim sa me pare regjimin e tij”, shkruan Berisha.