Nje grabitje me dhunë ka ndodhur një ditë më parë në një dyqan në rrugën e Durrësit në Tiranë, ku një person i paidentifikuar ende nga Policia, ka marrë nje sasi lekësh dhe disa bizhuteri.
Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, teksa jane marre pamjet e kamerave të sigurisë dhe është pyetur administratorja e butikut, 18 vjecarja e cila ka qenë në momentin e ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 09.01.2018, në rrugën e “Durrësit“, një person i panjohur ka vjedhur me dhunë dyqanin butik në administrim të shtetasen K.B, vjeç 18, banues në Tiranë, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 139 i Kodit Penal.
a.ç