Një ngjarje e ndodhur në vitin e largët 2008 është rikthyer këtë të mërkurë sërish në vëmendjen e medias italiane.
Fjala është për vdekjen e shqiptarit Mustafa Meco, i cili humbi jetën në mënyrë të trishtë në kantier. 48 vjeçari po punonte në momentin kur papritmas një mur u shkëput nga vendi dhe e zuri përfund, duke i shkaktuar kështu edhe vdekjen.
Drejtësia italiane ka dhënë verdiktin e saj pas thuajse 10 vitesh, duke çuar në burg 3 persona. Gjykata dënoi 3 përgjegjës të kantierit dhe firmës së ndërtimit, konkretisht shtetasi me incialet A.V. nga Padova, A.P. nga Martellago dhe F.R. nga Treviso.
Gjykata e Venecias ka vendosur po ashtu që të japë dhe një dëmshpërblim për familjen e shqiptarit të ndjerë, 100 mijë euro në total. 50 mijë euro do t’i marrë bashkëshortja e shqiptarit, ndërsa gjysmën tjetër dy fëmijët e Mustafa Mecos.