Real Madridi raportohet se ka pranuar një ofertë prej 90 milionë eurove nga Guangzhou Evergrande për anësorin Gareth Bale.
Uellsiani, i cili ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në La Liga këtë sezon shkaku i një serie të lëndimeve, besohet se është i padëshiruar në Bernabeu.
Sipas gazetës spanjolle “Don Balon”, ekipi kinez ka bërë këtë ofertë të majme me qëllim që të siguronte një transferim të mirë për klubin dhe për ligën kineze.Kjo gazetë raporton se presidenti i Realit, Florentino Perez është i interesuar për ofertën sepse do të mund t’i krijonte fonde për transferimin e yllit të PSG-së, Neymarit.
Këtë ofertë do ta refuzonte Bale, i cili është i hapur për një rikthim në Premier Ligë.Manchester Unitedi, Chelsea dhe Tottenhami janë të interesuar për shërbimet e 28-vjeçarit, përgatiti Express. (b.an)