Odise Andrea dhe Ilia Çabiri, të cilët akuzohen për korrupsionin 50 mijë euro për një tokë në qytetin e Sarandës, kanë lënë sot qelitë. Ish-bashkëshorti i Majlinda Andrea, ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë, ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burg. Ai u arratis për disa muaj, me pretendimin se ishte i pafajshëm. Lirimi i tij dhe Çabirit është bërë me kushtin që të mos kryejnë vepra të tjera kriminale.
ma.me