“Drejtësia është kapur politikisht. Duam drejtësi për të papunët, për studentët, për ata që duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri. Gjithçka nis nga kthimi i ligjshmërisë në vend. Sot kemi një narkoshtet, i ndërtuar mbi paligjshmërinë. Paligjhsmëria është themeli i zgjedhjeve të kapura, i votës së blerë, që ka cuar në një Parlament, qeveri e kryeministër të paligjshëm. Pasojat e paligjshmërisë i ndjen cdo shqiptar. Papunësia ka shkak kryesor paligjshmërinë, që i merr taksat shqiptarëve dhe i shpërndan te një grusht sunduesish. Objektivi i opozitës është dhënia fund e kësaj paligjshmërie. Për një Shqipëri me taksa të ulëta, që garanton mundësi punësimi. Ftojmë t ë gjithë shqiptarët të na bashkohen në manifestimin e kësaj proteste, që ka si qëllim luftën ndaj paligjshmërisë. PD ka nisur një dialog me të gjithë shqiptarët për t’i paraprirë protestës”, tha Basha.