Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu Kelmend Dalipin, i cili është i dënuar me 7.3 vite burg, pasi u akuzua si i përfshirë në dosjen ‘Xibraka’ në vitin 2015 ku u zbulua një laborator kokaine.
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit për lirimin e Dalipit me arsyetimin se i rrezikohej jeta në qeli për shkak të një sëmundje të rëndë që vuan i dënuari.
Kelmend Dalipi u arrestua së bashku me të vëllanë Arjan Dalipi pasi kishin në pronësi magazinën e kthyer në laborator kokaine në Xibrakë. I arrestuar dhe dënuar për dosjen ‘Xibraka’ është edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha.
a.ç