Edhe ujëvara më e famshme në botë, ajo e Niagarës është ndikuar nga moti i ftohtë që ka mbërthyer dy javët e fundit Kanadanë, ku një pjesë e madhe edhe e ujëvarave të tjera kanë ngrirë, ndërkohë që në lumë po rrjedhin copa akulli.
Ashtu si çdo vit edhe këtë vit një pjesë e madhe e Niagarës ka ngrirë.
Ujëvara e Niagarës, që gjendet mes Kanadasë dhe SHBA-së, për shkak të motit me temperatura minus 30 gradë Celsius, ka filluar të ngrijë edhe shtratin e lumit.
Sipërfaqja e lumit të Niagarës, që çon ujë deri te ujëvara është mbuluar me akull, ndërsa shtrati i ujëvarës nuk duket nga akujt./b.d