Nga Artan Hoxha
Republika e vogel e Malit te Zi, fqinji veri-perendimor i Shqiperise, eshte jo vetem nje konkurent serioz ne fushen e turizmit, por tashme eshte kthyer ne nje destinacion mjaft joshes dhe atraktiv per shqiptaret. Duket e pabesueshme qe ne mesin e dhjetorit te gjesh madje deri dhe korcare duke bere ski ne Kolashin e Zhabljak. Por cfare e detyron nje korcar qe e ka Dardhen dhe Voskopojen vetem gjysme ore larg qytetit te vet, te ngjitet deri ne veri te Malit te Zi per te shijuar rreshqitjen ne ski apo bukurite e stines se dimrit?! Mali i Zi e ka kthyer turizmin ne nje prioritet te zhvillimit te vendit, dhe per kete shkak 22 perqind e te ardhurave te ketij vendi sigurohen prej industrise se turizmit. Ne republiken me te vogel te ish-Jugosllavise, turizmi nuk zgjat vet tre muaj ne vere apo tre muaj ne dimer, drejtuesit e resorteve turistike ne Kolashin dhe Zhabljak ta thone troc se ata synojne qe turistet ta vizitojne Malin e Zi per te pakten 10 apo 11 muaj ne vit…
Shqiperia pretendon se e ka turizmin nje prioritet kombetar, por ne fakt shqiptaret e Tiranes, Durresit, Fierit, Vlores, Elbasanit e Shkodres, i gjen te pushojne cdo fundjave ne resortet turistike dimerore ne Kolashin e Zhabljak. Madje jane aq te shumte, sa aty shikon vetem automjete me targa te Shqiperise dhe flitet vetem shqip.
Kolashini eshte nje gjysme-qytet dhe nje gjysme-fshat njekohesisht. Ndodhet ne lartesine 950 metra mbi nivelin e detit. I vendosur ne nje pllaje qe rrethohet nga malet e Bjelasikës, Sinjavinës e Komovit, të përfshirë në Parkun Nacional të Biogradska Gora, Kolashini ka nje bukuri te rralle dhe nje mikroklime te vecante. Një park aventurash në fillim të masivit pyjor në qendër te qytetit qëndron hapur në 12 muajt e vitit e është një mundësi ndryshe argëtimi. Qendra e skive ndodhet në mal, në lartësinë 1450 metra dhe kryesisht për të shkuar atje hotelet ofrojnë transport falas. Anxhela Dugoviç, drejtoreshë e qendrës së skijimit thotë se kapaciteti maksimal i arritur deri më sot në 3 teleferikët që ngjisin malin ka qenë 5 mijë vetë në një orë, ndërsa përmend shqiptarët si turistët ndër më aktivë. Çmimet e skive për një ditë janë 15 euro të rriturit dhe 11 fëmijët, pajisjet 10 euro, ndërsa snowbordet 10 euro për të rriturit e 2 më pak për të vegjlit.
Kolashini ka oferta të shumta për sistemimin e turistëve, duke nisur që nga hotelet e mëdha deri te bujtinat, e kjo në varësi të xhepit e qejfit që keni. Tani në janar nis edhe ulja e çmimeve. Një dhomë dyshe në dy hotelet e mëdha me mëngjesin dhe darkën brenda e gjeni 80-120 euro çifti pa pije. Sigurisht që ofrojnë edhe pishinë, xhakuzi dhe sauna e banja turke. Disa vila jepen me qira siç janë për 100 euro në ditë e kanë disa dhoma gjumi, ndërsa apartamentet kushtojnë nga 12-15 euro në natë, disa edhe me mëngjesin e përfshirë, të cilat mund t’i mbyllni në internet fare lehtësisht.
Gati 70 kilometra nga Kolashini, ndodhet qyteza e vogel malore e Zhabljakut. I vendosur ne lartesine mbi 1450 metra mbi nivelin e detit, Zhabljaku qendron mbi nje pllaje te gjere qe te ofron mundesi te pafund argetimi. Lumi Tara pergjate rruges qe te con aty eshte nje destinacion mjaft i frekuentuar gjatë pranverës deri në vjeshtë dhe shfrytëzohet për rafting. Savin Kuk është qendra më e madhe e skijimit në Zhabljak, por ka edhe një në qendër, më të vogël. Zoran Shivoviç, drejtori i qendrës së skive në Savin Kuk thotë se janë dy teleferikë, tri pista dhe një tjetër posaçërisht për fëmijë, duke shtuar se turizmi në këtë zonë është në rritje nga viti në vit.
“Në Savik Kuk inauguruam edhe parkun e aventurave, që është shumë argëtues”, thotë Shivoviç. Për Vanja Saroviç, që një degë të sajën e ka shqiptare, drejtoreshë e turizmit në Zhabljak, parku i Durmitorit i përmbush të gjitha kushtet për turizëm malor dhe Zhabljak, zona që ajo menaxhon po gjallërohet nga dita në ditë, ndërkaq që edhe turizmi veror malor është shumë i preferuar. Në Zhabljak ka më pak shqiptarë se në Kolashin dhe ata përbëjnë rreth 3 për qind të totalit, edhe pse ky vend ka bukuri të jashtëzakonshme dhe çmime më të lira. Të akomodohesh në hotel me 3 ose 4 yje me dy vakte brenda kushton nga 24 në 35 euro për person, ndërsa dhomat e vilat nga 10-20 euro për person. Ushqimi në Zhabljak është i shijshëm, mishi ka aromë fantastike dhe të shkrihet në gojë, sidomos ai i tymosuri. Çmimet e një pjate variojnë nga 3 euro sallata, te 7 euro pjatat kryesore e kjo në restorantet karakteristike të zonës. Edhe pse jemi kufitarë me Malin e Zi, mënyra e servirjes së turizmit është thuajse perfekte e sigurisht që shteti investon shumë në këtë drejtim. Zhelka Rado, drejtoresha e Agjencisë shtetërore të Turizmit në Malin e Zi na e përforcon idenë, duke thënë se mbi 20 përqind i buxhetit të shtetit shkon për turizmin, ndërsa ata pretendojnë që në vitet e ardhshme të kapë 32 për qind.
Është interesant fakti se sa shumë investohet për turizmin e Malit të Zi, duke mos shfrytëzuar vetëm pasuritë e natyrës, por ndërkohë, është planifikuar ndërtimi i sistemeve për dëborë artificiale, me një vlerë afro 9 milionë Euro, ndërsa investimi i ndërtimit të qendrës së skive arrin një shifër prej 22 milionë Euro.
Avantazh përbën dhe fakti që aeroporti është afër pistave të skive, ndaj çdo investim është në dobi të zhvillimit të turizmit të Malit të Zi, si një destinacion turistik dimëror dhe jo vetëm. Investimi për turizmin në Mal të zi, është shtrirë gjithashtu në turizmin rural, aventuresk dhe atë kulturor.
Këtë vit, përveç pistave të skive Savin Kuk dhe Javorovaça në Zhabjak, Kolashinë 1450 dhe Vučje afër Nikshiqit, në funksion do të jenë edhe pistat e skive Lokve në Berane dhe Hajla në Turjak të Rozhajës. Qendrat malazeze të skive ofrojnë çmime konkuruese në krahasim me qendrat e tjera rajonale.
Ndersa republika e vogel me afro 600 mije banore e Malit te Zi eshte e qarte per ate qe kerkon dhe ate qe po arrin nga turizmi, po Shqiperia cfare po ben?! Kjo me te vertete duket nje pyetje, pergjigjia e seciles vlen 1 milione dollare…. /
Posacerisht per JavaNews