Bashkimi Evropian dhe Kuba vendosën të hapin një epokë të re në marrëdhëniet e tyre të bazuar mbi respektin dhe terren reciprok.
“Ne jemi krejtësisht të përgatitur të lëvizim përpara bazuar në dialogun dhe marrëveshjen e bashkëpunimit që hyri në fuqi në nëntor”, deklaroi ministri kuban i Punëve të Jashtme, Bruno Rodriguez para se të fillonte bisedimet me shefen evropiane të diplomacisë, Federica Mogherini në Havana.“Marrëveshja është shenjë e vullnetit të mirë dhe e respektit të përbashkët që do të na mundësojë të lëvizim përara… përtej diferencave”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, Mogherini tha se “marrëveshja hap mundësinë për të mundur vështirësitë dhe të gjejmë një terren të përbashkët”.
Ajo vuri theksin gjithashtu mbi potencialin për bashkëpunim në zhvillim, tregti dhe investime, përcjell Atsh.Vizita e Mogherinit ishte e para që prej hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Dialog dhe Bashkëpunim Politik. (b.an)