Robert Prosineçki është trajneri i ri i përfaqësueses së futbollit të Bosnje e Hercegovinës, është vendosur sot në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të Federatës së futbollit të këtij vendi.
Ai në këtë post pason Mehmed Bazhdareviq, i cili përfaqësuesen e udhëhoqi që nga dhjetori 2014 deri në tetor të vitit të kaluar.Sprova e parë e Prosineçkit me Bosnjën do të jetë më 28 dhe 31 Janar 2018, kur do të luajnë miqësoren kundër SHBA-së dhe Meksikës.
Shumica e lojtarëve nga liga e Bosnjës ndoshta do të luajnë në këto ndeshje, pasi ndeshjet nuk janë planifikuar sipas planeve të FIFA-s. Përzgjedhësi i ri do të udhëheqë Bosnjën në sistemin e ri të kualifikimit për euro, dhe kjo është Lidhja e Kombeve, e cila, përveç kualifikimeve klasike, do të jetë një nga mënyrat për të bërë përzgjedhjen më të mirë të përfaqësuesve të Evropës, përgatiti Koha. (b.an)