Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në parti.
Ai, sipas burimeve të Grupit KOHA, do të largohet nga posti i kryetarit, nga Kryesia e edhe nga Këshilli i Përgjithshëm.
Arsye për këtë vendim mësohet të jenë mospajtimet me “metodat e eliminimeve politike”.Burime brenda partisë i kanë thënë Grupit KOHA se Ymeri këtë vendim do ta bëjë publik në konferencën e thirrur për në orën 15:00. (b.an)