Pika kufitare e Kapshticës është përfshirë nga radhë e gjata automjetesh në dalje, e cila është si pasojë e prishjes së sistemit të siguracioneve, ç’ka ka bërë që shumë emigrantë të qëndrojë në pritje.
Sipas qytetarëve që kthehen në Greqi, sistemi ka shfaqur probleme në palën shqiptare dhe ka bërë të pamundur kontrollin e siguracioneve si për njerëzit ashtu edhe për automjetet.
Nga ana tjetër, autoritetet për Report TV shprehen se gjendja është vështirësuar për shkak të numrit të madh të emigrantëve të cilët janë duke u kthyer në vendet e tyre të punës. /b.d