Fëmija i parë i vitit 2018 ka qenë djalë dhe ka lindur në Tiranë, rreth orës 00:00 e 10 sekonda.
Lael është djali që ka ardhur në jetë vetëm pak sekonda pas hyrjes së vitit 2018.
Një video e ardhur në redaksinë e Ora News, tregon momentin kur fëmija vjen në jetë me operacion. Fëmija gëzon shëndet të plotë dhe peshon plot 4 kg e 100 gram. Bebja ka ardhur në jetë në maternitetin “Kiço Glozheni” në Tiranë dhe eshte djali i gazetares Silvana Muca.