Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dhënë detajet e para sa i përket lëndimeve të Gabriel Jesusit dhe Kevin De Bruynes.
Dy futbollistët u lënduan në përballjen ndaj Crystal Palacet, e cila u mbyll me rezultatin 0 me 0. Braziliani u largua në lot në minutën e 23-të pasi rrëshqiti dhe lëndoi gjurin, ndërsa De Bruyne pati lëndim pas një ndërhyrjeje nga Jason Puncheon.
“Gabriel Jesus është dëmtuar. Ai do të jetë për një ose dy muaj jashtë. Me Kevinin ishim me fat. Nuk e di çka ndodhi me të. Ishim me fat në të kaluarën. Por nuk e di çka do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Guardiola për “BT Sport”.