Këngëtarja e njohur, Evi Reci është ndër artistet shqiptare që janë pjesë e skenës live dhe është surprizuar shpesh nga fansat e saj. Dihet se prej vitesh jeton në Itali por bën vizita të shpeshta në Shqipëri, duke marrë pjesë edhe në festivale të ndryshme.
Në një intervistë për ‘Why Not’ nga Roza Lati, ajo ka rrëfyer një histori që i ndodhi së fundmi, në performancën e saj për festivalin muzikor Kënga Magjike ku mbeti pa fjalë.
“Unë jam rritur në Athinë, 18 vite. Kur isha në backstage (Kënga Magjike), më vjen një djalë bashkë me mamin e tij dhe më thotë, kam ardhur nga Greqia vetëm për të parë ty dhe të kam takuar një herë në Athinë kur jetoje aty. Kishte ardhur vetëm për të bërë një foto, ishte i emocionuar shumë. Më tha kam shumë vite që të ndjek, nuk dija ku të të gjeja,” – tregoi ajo.
Gjatë bisedës, Evi tregoi se ka patur raste kur ka marrë komente të tepërta në rrjete sociale, por nuk i bëjnë e shqetësojnë. Për më tepër, ndihet mirë kur sheh që njerëzit e duan dhe pëlqejnë muzikën e saj./oraneës/