Sigurohuni që fati të mos ju fluturojë këtë vit Ndërkohë që na ndajnë pak orë nga ndarja përfundimtare me 2017-ën, nuk mund ta mohoni që në familjen e çdo shqiptari, domethënë të atyre që kanë vendosur të mirëpresin Vitin e Ri në familje, vazhdon të gëlojë pyetja ‘’e shekullit”: çfarë do të hamë sonte?
Shumë prej zonjave tashmë e kanë të përcaktuar menynë e natës së sotme, por ndoshta nuk e dini që disa prej ushqimeve që gjenden në tryezë janë tersi i Vitit të Ri. Prandaj mbani shënim dhe largojini nga tavolina sa më parë:
1. Krahët e pulës: Krahët e pulës të shoqëruara me patate të skuqura mund të jenë një zgjedhje e mirë për ditët që nuk keni dëshirë të impenjoheni në kuzhinë, por jo për Vitin e Ri. Sigurohuni që fati të mos ju fluturojë këtë vit, kështu që thuajuni jo krahëve të pulës.
2. Majdanozi: Erëza e freskët që nuk mungon në treg gjatë gjithë vitit njihet për shijen e saj karakteristike, por sipas supersticiozëve nuk duhet ta përdorni natën e Vitit të Ri. Ata shkojnë edhe më tej, duke thënë që nëse ia dhuroni dikujt atë do ta përndjekë fati i keq.
3. Buka e zezë me vrima: Ndoshta po mendoni se kush e ka mendjen tek buka ndërkohë që tryeza është plot e përplot me gjëra të mira. Por, ja që besnikët e bukës e duan edhe gjatë festive. Kini kujdes nga buka me vrimë pasi sjell fat të keq.
Shënim: Nëse në mezen tradicionale ka hapësirë edhe për vezët e ziera, bëni mirë që pas pastrimit të tyre të bëni copë e çikë lëvozhgat. Sipas gojëdhënave, ato sjellin ters dhe stuhi problemesh e konfliktesh gjatë viti pasardhës. /Express/b.d