Intervista
Çfarë synonte ku takim?
Ishte një shpjegim për disa probleme që prek ligji, pasi përfaqësues të Ligjeve dhe Sigurisë dhe ekspertë të ndryshëm.
A pati ftesa edhe për përfaqësues të opozitës?
Nuk e di, por duhet të ketë pasur
Pati të pranishëm?
Por edhe po ti thërrisnim nuk do të vinin, për këtë nuk ke dyshim, por besoj se janë thirrur. Mbi projektin shkëmbyem disa mendime, që duhet të jenë parasysh në zbatimin e Vettingut në polici, që ka një afat prej 2 vitesh.
Është i përcaktuar dy vite?
Po, dy vite. Ligji në janar do të shkojnë në parlament, do të ketë edhe konsultime. Por brenda dy viteve do të zbatohet në polici. Unë propozova që edhe organizata e policisë të japë mendimet se cfarë mendon për drejtorin, zv/ drejtorin, pra elitën drejtuese. Janë disa indikatorë që duhet të merren parasysh në gjykimin për persona të ndryshëm që drejtojnë.
Si janë komisionet e Vettingut?
Ka komisione të jashtme me ekspertë, që do të filtrojnë pjesën e parë të kupolës së policisë, më pas kupola do të vijojnë me komisionet qendrore, ndërsa do të shtrihet në komisionet vendore.
I pari që do ta kalojë do të jetë Çako?
Po patjetër
Komisioni i jashtëm vazhdon deri kur?
Nuk jam unë hartuesi, por komisioni i jashtëm këtu mbaron, por mbikëqyr procesin. Jane tre komisione. Edhe administrata e shtetit do të kalojë një Vettingu të plotë.
ma.me
http://shqiptarja.com/home/1/pjerin-ndreu-p-r-dy-vite-do-t–zbatohet-vettingu-n–polici-461022.html?pos_2