Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj zhvilluan sot një takim me një përfaqësi të punëtorëve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh dhe Fier dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Naftëtarëve, pas ngritje së tyre në protestë pasi nuk kishin marrë pagat.
Në takimin trepalësh që u zhvillua ditën e sotme, Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj i garantuan punëtorët se kompania private do ti paguajë çdo qindarkë punëtorëve.
Gjiknuri dhe Ahmetaj theksuan se është detyrim ligjor dhe kontraktual i punëdhënësit privat të respektojë të gjitha detyrimet sipas legjislacionit në fuqi.
Pas akordit të arritur në tryezë, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë përmes një deklarate që i ka shpërndarë mediave është shprehur se gjithçka u mbyll komform ligjit dhe marrëveshja ishte e suksesshme dhe në përputhje të plotë me vullnetin dhe kërkesat e naftëtarëve
Ndër të tjera në këtë deklaratë, KSSH shpreh keqardhje edhe për LSI, të cilët sipas tyre u përpoqën ta manipulon protestën e ditës së sotme.
DEKLARATA E PLOTË
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë shpreh keqardhje për disa segmente të caktuara politike (LSI) dhe disa OJF politike, të cilat për përfitime të ngushta u përpoqen të manipulojnë disa punonjës në protestën e sotme.
Protesta nga organizatorët u deklarua e mbyllur, komform ligjit, marrëveshja trepalëshe që u arrit ishte e suksesshme dhe në përputhje të plotë me vullnetin dhe kërkesat e naftëtarëve, te cilat i mbeshtesim deri ne fund pas asnje medyshje.
Nxjerrja e kërkesave të reja, si ajo e pagesës së pagave të prapambetura 2015-2016, apo e sigurimeve shoqërore, janë kërkesa të ezauruara dhe të futura në rrugën e zgjidhjes me rrugë ligjore, nëpërmjet vendimeve gjyqësore. Ndërsa pagesa e sigurimeve shoqërore po ndiqet nga Ministria e Financave dhe Dega e Tatim-Taksave.
Plotësimi i kërkesës emergjente, për pagesën 100% të muajit Nëntor, i bën të ezauruara kërkesat e naftëtarëve për protestën e sotme. Bëj thirrje dhe njëherë që naftëtarët të kthehen të qetë të mos manipulohen nga askush për qëllime politike, apo përfitimesh meskine të shoqërisë civile.