Dy pika karburantesh kanë rënë pre e grabitjeve orët e para të së enjtes në Sarandë.
Burime nga blutë e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë vjedhur karburantet në pika të ndryshme të qytetit.
Autorët mësohet se janë larguar me shpejtësi dhe se në total kanë marrë 16 mijë lekë të reja.
Policia ka ngritur postoblloqe në pika të ndryshme dhe është në kërkim të autorëve.
Informacion paraprak
Më datë 28.12.2017, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në lagjen ”Nr.1.”, janë vjedhur dy pika karburanti nga dy shtetas të pajisur me maska dhe armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes në lagjen ”Nr.1”, dhe kanë marrë kontakt me shtetasin K.S., 58 vjeç, dhe R.S., të dy punonjës në dy pika të ndryshme karburanti, ku nga verifikimet ka rezultuar se rreth orës 06:00 dhe 06:30, pranë dy pikave të karburantit kanë shkuar dy shtetas ende të paidentifikuar të pajisur me maska e nën kërcënimin e armës së zjarrit u kanë vjedhur shumën e lekëve të xhiros ditore prej 16.000 lekë të reja në total.
Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/b.d