Policia e Cerrikut ka arrestuar 21-vjeçarin Aleksandër Kovaçin pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjiksht babain e tij, 46-vjeçarin B. K.
21-vjeçari nga Xibraka e Cerrikut është arrestuar për dhunë në familje pasi sipas policisë ka dhunuar babanë pas një konflikti në banesën e tyre.
Njoftim për Shtyp
Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë nga policia
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
* Aleksandër Kovaçi, 21 vjeç banues në fshatin Xibrakë Cërrik.
Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit B.K., 46 vjeç banues në fshatin Xibrakë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal
a.ç