Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për një 66-vjecar pasi është kapur me armë dhe municione.
Policia ka referuar materialet për shtetasin T.H, vjeç 66, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 25.12.2017, në rrugën “Myslym Keta”, iu gjetën dhe e bllokuan në cilësinë e provës materiale,
1 pistoletë imituese zhurmuese, me krehër me 4 fishekë dhe në banesë 1 armë sportive me dylbi me mbishkrimin “Made in China”, me 7 fishekë, 24 saçma metalike, 16 fishekë arme gjuetie, 1 kundërgaz dhe 2 këllëf arme pistolete. Neni 280 i Kodit Penal.
a.ç