Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka pohuar se klubi duhet të shpenzojë më shumë para nëse duan të mbesin në garë për titullin e Premier Ligës. Unitedi për katër ditë arriti dy barazime, këtë të fundit 2 me 2 ndaj Burnleyt të martën mbrëma dhe të shtunën ndaj Leicester Cityt 2 me 2.
Mourinho deri më tani ka shpenzuar 300 milionë funte në transferime, por ka pohuar se City ka më shumë avantazh në treg.“Tjetër gjë është të jesh klub i madh dhe tjetër gjë është të jesh klub i madh futbolli. Dallojnë këto dy gjëra”, ka thënë Mourinho.
“Jemi në vitin e dytë që tentojmë të rindërtojmë një ekip futbolli që nuk është njëri prej më të mirëve në botë. Manchester City bleu mbrojtës krahu me çmimin e sulmuesve. Kur flisni për klubet e mëdha të futbollit, ju flisni për historinë e atij klubi”, ka shtuar.
Kur iu bë e qartë nga gazetarët se Unitedi ka shpenzuar 286 milionë funte gjatë menaxhimit të tij, portugezi ka shtuar: “Në rregull, por nuk është e mjaftueshme. Çmimi për klubet e mëdha është ndryshe prej klubeve tjera. Klubet me histori dënohen nga tregu për shkak të kësaj historie”, përgatiti Koha. (b.an)